Humbi kujtesën dhe priti penallti, “ish”-i i Bylisit rrëfen “budallallëqet”

schedule09:59 - 19 Prill, 2020

schedule 09:59 - 19 Prill, 2020

Kushtrim Mushica është një nga portierët më të spikatur në Kosovë, i cili ka provuat të luajë për pak kohë edhe me Bylisin në Superiore. Së fundmi ai ka zbuluar një nga episodet më të çuditshme që i ka ndodhur në futboll, në vitin 2013, në takimin hapës të kampionatit.

Mushica ishte pjesë e Prishtinës dhe u përplas me sulmuesin Berat Hyseni, çka i shkaktoi pasoja. Edhe pse “turbull” dhe pa memorie, ai ka pritur një penallti në takimin kundër Trepça ’89. “Pasi u përplasa, përfundova me kokë në tokë. Luajta edhe 30 minuta, pasi mjeku kishte dhënë “OK”-in që të vazhdoja. Gjatë asaj kohe prita edhe një penallti”, tregon Mushica për “GazetaBlic Sport”

Ai vijon të tregojë çuditë e asaj ditë: “Në minutën e 90-të ishte një korner për Trepçën 89’ dhe e pyeta gjyqtarin përse janë mbledhur këta njerëz këtu. Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, trajneri na kritikonte për barazim. Unë nuk dija asgjë. E pyesja shokun e skuadrës, Azem Ahmetin nëse kishim humbur dhe më tha ‘po’.

Mendonte po bëjë shaka. Ndër të tjera e kam pyetur trajnerin ‘A kam femër, a i kam borxh ndokujt?’. Aty stafi i klubit e kuptoi që unë nuk isha mirë dhe më dërguan në spital. Deri në orën 00:00 kam qenë në atë gjendje, ndërsa pak para gjumit më është kthyer kujtesa”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!