Pikat kufitare të Kapshticës dhe qafë thanë vijojnë të presin emigrantët shqiptarë që duan të kthehen. 37 shqiptarë kanë në vendin tonë në 24 orët e fundit. Burime për Abc News bëjë me dije se 20 të kthyer janë nga Greqia dhe 17 nga Maqedonia e Veriut.
Pas kontrolleve mjekësore shqiptarët janë akomoduar në hotelin e katërt karantine në Pogradec.
Ndërkohë për qytetarët që kanë probleme ekonomike bashkia po shikon mundësinë për përballimin e të gjitha shpenzimeve:
“Bashkia ka marrë masa për ushqimin me tre vakte të tyre. Të rregullt. Duke gjetur edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e komunitetit të biznesit, por gjithashtu edhe një sërë faktorësh të tjerë. Kemi krijuar kushte mesatare të akomodimit dhe ushqimit pa pagesë.”
Të gjithë shqiptarët gjatë qëndrimit 14 ditor ne hotelet e Korçës dhe Pogradecit janë nën mbikqyrjen e rreptë të forcave policore të cilët janë urdhëruar të mos lejojnë asnjërin prej tyre të dalë jashtë hoteleve për asnjë arsye. /abcnews.al/