“Doni të rikthehet futbolli?”, propozim i bujshëm i virologut belg

schedule09:58 - 18 Prill, 2020

schedule 09:58 - 18 Prill, 2020

Marc Van Ranst, virologu i njohur belg, i cili është edhe profesor në Universitetin e Leuven, i është rikthyer sërish temës së futbollit. Më parë ai kishte këshilluar Federatën e Futbollit në Belgjikë të ndalonte kampionatin, ndërkohë që edhe UEFA i ka kërkuar këshilla.

 

Tashmë ai ka një propozim tjetër, që futbollit të rinisë të luhet dhe kjo sipas Van Ranst mund të arrihet nëse lojtarët përdorin maska. Sigurisht edhe doreza. “Të luash me një maskë është një mundësi që duhet marrë në konsideratë. Do lejonte rikthimin e futbollit edhe këtu në Belgjikë”, është shprehur virologu Marc Van Ranst për “‘Le Soir”.

“Nuk po flas për maskat që përdorin kirurgët, që janë krejtësisht të papërshtatshme. Ka në treg plot të përshtatshme, siç janë ato kundër ndotjes, që mund të përdoren edhe nga çiklistët dhe ata që ushtrojnë futbollin amerikan. Ato janë të rehatshme dhe do të rrinin mirë”, mbyll virologu Van Ranst. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!