Dy automjetet e Arben Vrionit, ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit dhe të vajzës së tij. Rreth orës 21.00 te së premtes ato u përfshinë nga flakët në rrethana të paqarta.
Automjetet ishin ishin të parkuara në distancë poshtë banesës së Vrionit, në lagjen “Kongresi” në Elbasan, në bulevardin “Aqif Pasha”.
“ABC News” ka siguruar momentin e shkrumbimit të dy automjeteve, njëra Benz që i perket ish gjyqtarit dhe tjetra tjetra Benz C–class e vajzës së tij.
Burime për ABC News bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Të njëjat burime, treguan se dyshohet që sulmi të jetë kryer nga dy persona të maskuar.
Vetë ish gjyqtari Arben Vrioni i tha “ABC News” në një kontakt telefonik se ishte i paqartë se nga i erdhi ky sulm.
Ai tregoi se prej 5 muajsh është jashtë sistemit të drejtesisë,dhe se gjatë kësaj periudhe është në vetëmbrojtje për shkak të trajtimit të çështjes “Shullazi” te Krimet e Rënda.
Ndërkohë policia po heton ne disa pista, atë të zjarrvënies për shkak të detyrës së tij.
Mesohet gjithashtu se bashkëshortja e tij është punonjëse në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit.
Arben Vrioni është një nga njerëzit e drejtësisë që ka pasur në duar dosje të nxehta.
Më 22 nëntor të vitit 2019 ai u përjashtua nga ky system pasi nuk kaloi Vetingun. Arben Vrioni ka drejtuar gjykatën e Elbasanit dhe ka qenë gjyqtar edhe në Apelin e Durrësit . Ai ishte pjesë e treshes gjyqësore që ka liruar nga burgu Lulzim Berishën pak muaj më parë.
Gjithashtu Vrinoi ka shqyrtuar te Krimet e Rënda dosjen e Emiljano Shullazit.
Prej 5 muajsh ai ka humbur çdo funskion në Gjyqësor pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi për shkak se nuk justifikoi pasurinë./abcnews.al