“Bielsa si profesori te La Casa de Papel, është një njeri unik!”

schedule08:59 - 18 Prill, 2020

schedule 08:59 - 18 Prill, 2020

Ish-sulmuesi anësor i Marseille, tashmë futbollist i Sevilla, Lucas Ocampos, ka rrëfyer një histori me të vërtetë unike me Marcelo Bielsën, trajnerin e njohur argjentinas. Sulmuesi francez, për L’Equipe, tha: “Ishte unike të kisha trajner Marcelo Bielsan.

Një ditë, ndihmësi i tij më thirri për të folur me Marcelon. Biseduam dhe firmosa menjëherë. I mora gjërat e mia dhe u largova drejt Marsejës. Unë mbërrita të martën dhe kishim një ndeshje të shtunën. Gjatë kësaj periudhe, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt, madje as gjatë stërvitjeve, por vendosi të më aktivizojë.

Mbaj mend dhe një histori tjetër, gjatë një ndeshje të kampionatit. Në fund të pjesës së parë, po humbnim 1-0 kundër Rennes. Bielsa më thirri, më tha që unë do futem në fushë. Arrita të shënoj një gol dhe ai më pa nga larg duke më buzëqeshur.

 

Bielsa dhe Ocampos

Bielsa ishte si profesori në “La Casa de Papel”. Ai më zëvendësoi pak më vonë në ndeshje, unë u befasova. Ai pastaj shpjegoi arsyet pse më hoqi nga fusha dhe unë i kuptova. Është me të vërtetë një njeri unik”, u shpreh Ocampos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!