Maurizio Sarri është një personazh i veçantë dhe gjatë prononcimit për JuventusTV ka prekur tema të ndryshme. Trajneri i bardhezinjve adhuron futbollin e bukur dhe insiston që skuadrat e tij të dominojnë kundërshtarët dhe të zbavitin tifozët.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende me kampionët e Italisë, por Sarri e ka të qartë se ndryshimi pozitiv do të vijë me kalimin e kohës. Në fund të fundit, nuk është e thjeshtë të bësh të luash bukur një skuadër që ka preferuar gjithmonë cinizmin dhe rezultatin.
“I ri lexoja shumë Bukowskin, falë një mësuesi shumë të aftë italian. Beatles apo Rolling Stones? Zgjedh Rolling Stones. Djali im dëgjonte muzikë koti deri 7-8 vite më parë. Më qëllonte të rrija me të dhe shoqërinë e tij, muzika ishte shumë acaruese. Në fillim më cilësonin si të vjetër në shije, tani janë të parët që më kërkojnë të vendos muzikë të viteve ’70.
Unë supersticioz? Më kujtohet si e lija makinën gjithmonë në të njëjtin vend kur stërvisja në Toskanë. Djemtë e kishin vënë re dhe vendosnin me qëllim një tjetër makinë aty. Një ditë u futa në dhomat e zhveshjes dhe u thashë se kishin tre minuta kohë për të më liruar vendin.
I thashë atij që e kishte lënë në vendin tim se duhet ta lëviste menjëherë, përndryshe e dija unë si ta largoja prej aty. Ai nuk lëvizi, unë e parkova makinën nga pas dhe ia fsheha atij. Fituam ndeshjen 2-0 dhe ai nuk pati ç’të më thoshte”, përfundon Sarri. /abcnews.al