Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur sot për “JuventusTV”, ku ka treguar si po e kalon kohën në këto ditë izolimi. Strategu italian tha disa gjëra, por ajo që mori më shumë vëmendje, është deklarata e tij për Arrigo Sacchin dhe ekipin e Milanit asajkohe.
Sacchi drejtoi Milanin për katër sezone, 1987/91, ndërsa më pas u rikthye sërish, duke i drejtuar kuqezinjtë sërish në sezonin 1996/97. Në aventurën e tij të parë, Sacchi ishte shumë i suksesshëm me Milanin dhe ndërtoi një skuadër fantastike, me Maurizio Sarrin që i ka thurur elozhe të mëdha.
“Në këto ditë izolimi, kam parë vetëm ndeshje të vjetra. Kam parë shumë ndeshje të Milanit dhe kam kuptuar se Arrigo Saçhi, ishte 20 vite para të gjithëve. Një skuadër fantastike”, tha mes të tjerash strategu i Juventusit./abcnews.al