Emigranti shqiptar në karantinë të detyruar në Korçë, familjes së tij i ndërpritet ndihma ekonomike

schedule12:28 - 17 Prill, 2020

schedule 12:28 - 17 Prill, 2020

Tre pjesëtarë të një familje jetojnë vetëm me anë të ndihmës ekonomike në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ndërkohë që kryefamiljari vijon të jetë i karantinuar në një hotel në Korçë.

Flamur Latfillari është një prej shqiptarëve të kthyer nga Greqia pas nisjes së pandemisë së koronavirusit i detyruar të karantinohet për një periudhë 14-ditore. Gazetarja e Abc News ka mbajtur premtimin që i dha atij pak ditë më parë dhe ka shkuar pranë familjes së tij në Pogradec.

Ajo ka mësuar se përveç varfërisë, ata tashmë janë hasur me një tjetër problem, pasi i është ndërprerë ndihma ekonomike, i vetmi burim të ardhurash në këtë kohë.

Lexo edhe: Si u kërcënuan shqiptarët në hotelin e Korçës pas kronikës në Abc News

Në njësinë administrative të Buçimas thonë se kjo ka ardhur për shkak se familja nuk plotëson kushtet për të marrë ndihmën ekonomike, ndërsa mundësia e tyre për t’u bërë sërish përfitues të saj është aplikimi në muajin e ardshëm.

Pak ditë më parë Flamur Latifllari i karantinuar në Korçë i tha gazetares së Abc News se nuk janë lejuar të komunikojnë me persona të jashtëm, për të treguar gjendjen e hotelit ku ishin vendosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!