“Bisha nga Lindja” shkakton 55 viktima në Europë

schedule10:15 - 2 Mars, 2018

schedule 10:15 - 2 Mars, 2018

55 persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së motit të keq që ka prekur Europën. Gjithashtu në kontinentin e vjetër janë regjistruar edhe probleme të shumta në qarkullim.

Pjesë të mëdha të Europës kanë kaluar një tjetër natë me kushte acari ndërsa moti Siberian vijon të sjellë kaos. Ngricat dhe rreshjet e mëdha të dëborës kanë mbyllur rrugë, shërbime hekurullore dhe shkolla si dhe kanë detyruar anullimin e qindra fluturimeve. Stuhia e pazakontë është përhapur në kontitenin e vjetër deri në jug të Mesdheut.

Bilanci I viktimave është tepër tragjik. Siapas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 55 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq, 21 prej tyre janë regjistruar vetëm në Poloni. Shumë prej tyre janë të pastrehë. Gjithashtu viktima ka pasur edhe në Sllovaki, Çeki, Itali, Slloveni, Spanjë, Britani, Francë, Rumani e shumë vende të tjera të europës.

Organizata botërore e shëndetit ka dhënë alarmin se të vërfarit, të pastrehët dhe emigrantët janë ata që do të preken më shumë nga moti Siberian. Stuhia e pagëzuar nga britanikës si “Bisha nga Lindja” ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Irlanda është përgatitur që të përballet me parashikimet për rreshjet e dëborës më të mëdha në dekada. Fluturime hyrëse dhe dalëse në aeroportin e Dublinit janë pezulluar. NJë situatë kjo që mund të vijojë deri në fundjavë.

Aerporti I Gjenevës në Zvicër u mbyll përkohësisht të enjten por u rihap pasi borëpastrueset ndërhynë për të normalizuar situatën. Në Francë, rreth 2000 mijë shoferë automjetesh u bllokuan në një autostradë afër qytetit Montpellier, disa prej tyre njoftojnë se po qëndrojnë aty prej më shumë se 24 orësh. Edhe aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit, është prekur nga erëra të ftohta dhe janë verifikuar disa anullime fluturimesh. Ndërkohë, disa shërbime trenash të kompanisë “Eurostar” ndërmjet Londrës, Parisit dhe Brukselit janë bllokuar. Gjithashtu probleme në qarkullim janë registruar dhe në Poloni, Spanjë, Itali e shumë shtete të tjera europiane./abcnews.al