DOKUMENT / SPAK kërkon zgjatje të hetimeve për 3 gjyqtarët që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit

schedule10:44 - 17 Prill, 2020

schedule 10:44 - 17 Prill, 2020

SPAK kërkon zgjatje të afatit hetimor edhe me 3 muaj të tjerë për çështjen e 3 gjyqtarëve që pranuan kërkesën për rrëzimin e Burgut Përjetë ndaj Dritan Dajtit.

SPAK, pas kërkesës së bërë për pushimin e çështjes ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për rrëzim të burgimeve të përjetshme, e dërgoi çështjen në gjykatë.

Togat e zeza vendosen rrëzim të kërkesës për pushim dhe e rikthyen për hetime të mëtejshme.

Prokuroria e posaçme ka pranuar se nuk janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndaj dhe ka kërkuar zgjatje të afateve hetimore edhe me 3 muaj të tjerë.

Kërkesa për zgjatje të hetimeve nga ana e organit të akuzës është bërë dy ditë më parë.

Gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Alija dhe Aleks Nikolli akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!