Solis për ndryshimet në Kodin Penal: Me vjen të qaj e të qesh, edhe sanitaret dinë më shumë se deputetët tanë

schedule09:01 - 17 Prill, 2020

schedule 09:01 - 17 Prill, 2020

Ish-ministri i shëndetësisë mëngjesin e sotëm në një bisedë me gazetarin Enkel Demi në emisionin ABC-ja e mëngjesit deklaroi se masat e marr nga qeveria për karantinën janë ende të domosdoshme për frenimin e infektimit t personave të tjerë.

Më tej Solis foli edhe për ndryshimet e djeshme në Kodin penal për të cilin janë ngjallur shumë diskutime.

Sipas Solis një nga maskarallëqet më të mëdha që është bërë në parlamentin shqiptar është mënyra se si janë bërë persona të caktuar deputetë. Sipas Solis këta persona nuk kanë integritet, formim apo kulturë të atillë sa të marrin vendime të përgjegjshme në situata serioze siç është aktualiteti shqiptar këto ditë.

Për Ish-ministrin Solis këta persona nuk janë as në nivelin e sanitareve.

Pjesë nga biseda:  

Leonard Solis: Më pak diktatutrë dhe më shumë vetëveprim.

Enkel Demi: Ne kemi deri liridalje deri sot në 17.30 dhe nesër e pasnesër do jemi të mbyllur dhe ditën e hënë rifillon lëvizja prapë. Në pikëpamjen e karantinës si filozofi çfarë kuptimi ka kjo gjë?

Leonard Solis: Kuptim ka, unë jam pro këtyre masave edhe për pak kohë  më pas duke parë duke bërë. Duke vepruar kështu kemi sa më pak kontaminime. Më tepër jam pro mënyrës që policia e ushtria të veproijë më pak dhe bluzat e bardha dhe ndërgjegjësimi qytetar të veprojë më shumë.

Enkel Demi: Duhet të fillojmë të besojmë pak tek qytetarët?

Leonard Solis: Po, në kuptimin që atë maskën që sot vendosim në gojë, nesër të mos e vendosim në sy. OBSH porosit vazhdimisht se shteti duhet të marrë masa në proporcion me mundësinë që ka për kompensimin e njerëzve sepse nuk është normale që tu thuash mos dilni nga shtëpia kur nuk ka me çfarë të ushqejë fëmijët dhe kur nuk asistohet nga shteti.

Enkel Demi: Parlamenti shqiptar dje ka bërë një nga aktet më të çuditshme që mund të ekzistojë në Evropë, ku të sëmurët konsiderohen kriminelë dhe në mënyrë paradoksale shumë nga njerëzit që kanë bërë krime sot janë të lirë dhe po e kalojnë periudhat e paraburgimit në shtëpi, ndërkohë që në burg duhet të futen ata që janë të infektuar dhe të sëmurë. Përpos kësaj janë prekur edhe disa nene të kushtetutës për nevoja të pandemisë.

Leonard Solis: Një nga maskarallëqet më të mëdha është mënyra se si janë bërë ata njerëz, deputetë. Ai parlament nuk duhet të ekzistonte asnjë minutë. Janë marrë pa dëshirën e PD, mercenarë të marrë nga të gjitha anët dhe këto fundet e listave paskan qenë nën nivelin e sanitareve të spitalit. E them realisht, më vjen të qaj e të qesh. Është turp i madh që Shqipëria e atij parlamenti ku ishin burra të trajnuar të paktën deri në Vjenë, të katandiset me ata lloj njerëzish që nuk dinë të ndërtojnë një fjali dhe nuk kanë një koncept kulturor. Tu lësh këtyre njerëzve të marrin vendime të tilla është fatkeqësi. Parlamenti po keqpërdoret aq më tepër në këtë situatë pandemie./abcnews.al