Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave. Ata janë Armando Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar 25 persona të ndryshëm, të cilëve u kanë marrë në total një shumë prej 40 000 Euro, duke u premtuar se do t’i pajisnin me pasaporta të shtetësisë bullgare.
Gjatë operacionit “Shtetësia”të arrestuarve iu sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: çertifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe Pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni “Shtetësia”
Arrestohen dy shtetas për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Armando Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për drejtim automjeti pa Leje Drejtimi.
• Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë
Arrestimi i të sipërpërmendurve u bë pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar 25 persona të ndryshëm, të cilëve u kanë marrë në total një shumë prej 40 000 Euro, duke u premtuar se do t’i pajisnin me pasaporta të shtetësisë bullgare.
Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: Certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe Pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 dhe 186/2 e Kodit Penal./abcnews.al