Një baba i ri në Australi ka fituar 4,8 milion dollarë vetëm disa javë pasi humbi punën e tij pas krizës që shkaktoi koronavirusi.
20-vjeçari, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, do të marrë rreth 20,000 dollarë në muaj, përgjatë 20 viteve të ardhshme.
“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo lotari do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kohët e fundit kam humbur dhe punën time për shkak të virusit korona, kështu që fitimi i lotarisë më ka ndihmuar së tepërmi. Isha stresuar shumë kohët e fundit, por tashmë jam shumë i lumtur” u shpreh i riu./abcnews.al