Dhjetra qytetarë që janë karantinuar në një prej tre hoteleve në Korçës janë ankuar për kushtet në të cilat ndodhen. Abc News ishte tek hoteli në fjalë dhe qytetarët që janë strehuar aty janë shprehur se nuk kanë para për të përballuar shpenzimet.
Pas transmetimit të kronisës së përgatitur në ABC News, një nga qytetarët në hotel i ka dërguar një SMS gazetares Lediona Xheladinaj.
Në mesazh ai shkruante:
“Përshëndetje zonjushë e nderuar. Unë që po të shkruaj jam nga hoteli. Këtu mbasi erdhet ju po na bejnë terrorr. Zbrita poshtë pasi nuk ka telefona në dhoma për të kërkuar një lidhje me ju. Më thanë nuk ofrojmë asnjë lloj shërbimi. Nxora telefonin e i bera video, urdhëroi policin që t’më sekuestronte telefonin ose të fshija videon ose të çuam në rajon se ke thyer kushtet e karantinimit. U detyrova të fshij vidion. Pastaj erdhi pronari i hoteli me coi edhe zërin jo se më friksoi po më tha kush je ti që më prish imazhin e hotelit. Më kërcënoi që do ‘më njohësh pasi të kryesh karantinimin. Tani kemi ngelur poshtë batanijeve se nuk na ndezin as nxemjen”.
Në një lidhje direkte me Abc News, gazetarja Lediona Xheladinaj tregoi më shumë rreth situatës në hotelin në fjalë.
Gazetarja tregon:
“Unë sapo kam mbërritur në hotelin ku ndodhen qytetarët shqiptarë prej ditësh të karantinuar. Ajo që më ka bërë të vi këtu në këtë orë ëshë një SMS. Mëngjesin e sotëm ata në shenjë proteste kanë dalë në hollin e hotelit dhe kanë njoftuar për kushtet çnjerëzore në të cilat ndodhen. Veç kësaj, pak minuta me parë ata kanë pasur një përplasje me propnarin e hotelit, ai u ka marrë telefonat dhe nuk i kanë lënë të dalin në hollin e hotelit dhe nuk i ka lënë të marrin ujë apo ushqim”.
Xheladinaj sqaron se celularët u janë marrë që të mos kontaktojnë me mediat apo për të mos filmuar brenda ambienteve ku po strehohen. Ajo shton gjithashtu se e vetmja mënyrë ngrohjeje që kanë këta qytetarë janë batanijet.
Lediona Xheladinaj:
“Kam pasur kontakt me pronarin e hotelit, që sapo na ka parë ne u ka kërkuar të qetësohen. Nuk do të dalin nga dhoma, këta qytetarë që po qëndrojnë ketu. Mëngjesin e sotëm kanë dalë pasi duhet të porosisin ushqime. Pronari kërkon t’i dëbojë se s’kanë lekët të paguajnë”./abcnews.al