Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë botën se pirja e alkoolit nuk mbron asnjë nga Covid-19.
OBSH sqaron gjithashtu se pirja e alkoolit nuk vret virusin, dhe se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Madje, sipas organizatës, konsumimi alkoolit mund t’ju dobësojë sistemin umitar, dhe ky i fundit është i rëndësishëm për luftimin e virusit.
Zyrtarët e OBSH-së, me anë të nje deklaratem u bënë thirrje qeverive në të gjithë botën që të zbatojnë masat që kufizojnë konsumin e alkoolit dhe të shmangin çdo lehtësim të rregullave gjatë pandemisë së koronavirusit.
Për shembull, “alkooli konsumohet në sasi të tepërt në Rajonin Evropian dhe lë shumë viktima,” tha Carina Ferreira-Borges, menaxhere për programin e alkoolit dhe medikamenteve të paligjshme në OBSH.
Borges shtoi:
“Gjatë pandemisë, ne duhet të pyesim veten se çfarë rreziqesh po marrim duke i lënë njerëzit të mbyllur në shtëpitë e tyre me një substancë që është e dëmshme për shëndetin e tyre, ashtu edhe për efektet e sjelljes së tyre tek të tjerët, përfshirë dhunën.”
Deklarata e OBSH-së vjen në një kohë kur dezinformatat rreth Covid-19 vazhdojnë të qarkullojnë në internet. Mes këtyre dezinformatash qarkullon edhe miti se konsumimi i alkoolit etilik mund ta vrasë koronavirusin. /abcnews.al/