Debati i madh publik ditët e fundit për dënimin me burg të atyre që shpërndarjen virusin, prodhoi një marrëveshje të re politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i dërgoi një letër Kuvendit ku i propozoi një variant të ri të Kodit Penal, duke ulur ndjeshëm vitet e dënimit për ata që thyejnë karantinën apo shpërndarjnë virusin.
Një procedurë kjo e pa parë asnjëherë në historinë e pluralizmit.
Socialistët heshtën për pak orë, ndërsa deputetët filluan të votojnë.
Në fletët e votimit ata shprehën vullnetin edhe për Kodin Penal, në parim, nen për nen dhe në tërësi, duke ju referuar variantit te Komisionit te Ligjeve miratuar te marten.
Por teksa fletët e votimit ishin hedhur në kuti, dhe administrata po i numëronte, Taulant Balla njoftoi se kishte arritur një marrëveshje të re me grupet parlamentare.
Por më pas Gramoz Ruci sqaroi se marrëveshja ishte në nivele më të larta, me presidentin.
Kështu, ligji që u miratua reflektonte thuajse 100 % propozimet e Presidentit.
Përfundimisht, kush thyen urdhërat shtetërore në kohë epidemie dënohet me gjobë deri në burgim 6 muaj.
Nëse urdhërat e autoriteteve thyhen nga ndonjë subjekt tregëtar duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, dënimi do të jetë nga gjobë në 2 vjet.
Kush thyen karantinën, pasi është njoftuar për këtë detyrim nga shteti, burgimi shkon nga 2 në 3 vjet.
Kush e përhap sëmundjen infektive kur është i diaknostifikuar si mbartës i virusit, dënimi është 2-5 vjet burg.
Nëse kjo bëhet nga pakujdesia, dënimi është më i lehtë, gjobë deri dy vjet burg.
Kur kjo vepër shkakton dëme serioze shëndetësore tek personat e tjerë, burgimi shkon nga 3-8 vjet.
Kujtojmë që propozimi fillestar i Partisë Socialiste ishte për një dënim maksimal sa dyfishi i asaj që u miratua, pra 15 vjet.
Edhe pse deputetët kishin votuar më herët, në një procedurë të dyshimtë parlamentare, dhe gati kaotike, Ruci përsëriti votimin nen për nen të Kodit Penal, me karton, ku nuk u numërua asnjëherë nëse ishin 84 kartonë jeshilë të ngritur.
Jashtë, Edi Rama konfirmoi stinën e re mes tij dhe Ilir Metës. /abcnews.al