Edmond Stojku kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi” ka folur për ndryshimet në Kodin Penal për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Stojku tha për gazetarin Endri Xhafo se vota e tij pro ndryshimeve në Kodin Penal ishte bazuar në disa këndvështrime, ndërsa u shpreh se si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të zbatojë rregullat që cakton administrata.
Stojku theksoi se në aspektin legjislativ vendi ka eksperienca të reja të pas viteve 90, të marra nga vendet anëtare të komuniteteve Evropiane.
Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi” gjithashtu theksoi se masat në Shqipëri janë zbatuar në mënyrë masive nga shqiptarët, duke i krahasuar edhe me të huajt. Stojku tha ndër të tjera se as në Gjermani nuk i kanë respektuar rregullat si në Shqipëri.
“Qasja e kolegëve deputetë ka qenë pak joprofesional, pasi sa kohë kemi një kornizë të re legjislative atëherë informacioni është i madh. Në rastin konkret kemi than që jemi në luftë dhe në këtë luftë arma është vetë individi.
Dënimet nuk janë të gjitha njëlloj, janë kur vepron me ose pa dashjen e tij. Madhësia e dënimeve penale varet shumë nga mbiemri që i jepet emrit në këtë rast. Vrasje në masë, e qëllimshme, e paqëllimshme, me dashje apo pa dashje”, tha Stojku.
Kur votimi i parë kishte variantin e mazhorancës me 15 burg e votuat pro apo jo?
Stojku: Votimet në përgjithësi, janë të rëndësishme në parim. Nëse një individ i caktuar del me qëllim dhe e kthen veten në armë me pasoja masive të publikut, raste të tilla mendoj se nuk besoj se do të kemi shansin të shohim pak ose aspak raste ku një individ të kthejë veten në një armë masive.
Do ta kishit dhënë votën edhe nëse do të qëndronte me 15 vite burg?
Stojku: Kjo ka qenë e vetmja pikë e diskutueshme, në parim ishim dakord, por juristët të cilët janë të fushës ishin më të rezervuar dhe kanë ngulur këmbë që të kishin masë më të ulët.
Më tej ai theksoi se në situata të jashtëzakonshme nuk mund të kesh sjellje të zakonshme, ndërsa falënderoi Presidentin Meta për një reflektim për këtë situatë.
A ka ndonjë shkelje procedurale mënyra se zhvillua?
Stojku: Konsensusi është ai që e ka shtyrë votën përpara. Është e rëndësishme të gjendet gjuha publike.
Përse jeni kaq të ashpër me Partinë Demokratike dhe LSI?
Stojku: Kjo është çështje këndvështrimi. Kam gjykuar në aspektin e humanizmit dhe në këtë rast më intereson shëndeti i njerëzve dhe gjendja ekonomike e tyre. Në pyetjen që mu bë, se a ushtron presion qeveria për “masa drakoniane”, unë u shpreha që jo.
Për informacione të rezervuara çdo shqiptar sot mund të informohet në kohë reale. Unë kam marr vesh se as në Gjermani nuk i kanë respektuar rregullat si në Shqipëri. Në Amerikë asnjë masë nuk bënin mitë e mi atje që ishin edhe mjekë në profesion./abcnews.al