Gentian Muça, kapiteni i Tiranës, në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport, foli për këtë periudhë izolimi, kampionatin dhe titullin kampion. “Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të ruajmë peshën. Forma është e pamundur të ruhet edhe me një javë pushim. Tani fatmirësisht jam mirë me shëndet dhe kjo ka rëndësi”.
“Superiorja pa tifozë? Kemi qenë me fat që kemi luajtur në Air Albania. Mungesa e tifozëve është e rëndësishme. Tre ndeshjet e para i kemi jashtë dhe shpresojmë që pastaj tifozët të jenë të pranishëm në ditën e madhe. Rezultatet do të jetë të njëjtë, edhe pse do jemi pa lojtarin e 12-të. Jemi koshientë që forcën e kemi”.
“Për ne akoma nuk ka mbaruar asgjë, janë edhe 10 ndeshje. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe vlejnë tre pikë. Nëse do nënvlerësojmë ndokënd, atëherë gabojmë. Le ta llogaritim që jemi me pikë të barabarta”.
“Goli i fundit, me Laçin? Nuk është se më merr shumë malli, pasi nuk e kam atë pozicion. Sigurisht është ndjesi shumë e mirë kur shënon”.
“Nuk ka krahasim titulli i parë me Dinamon me këtë. Do ishte dhurata më e bukur ky titull kampion”, u shpreh Muça në mbyllje të emisionit. /abcnews.al