I moshuari 99-vjeçar nga Anglia që kishte bërë një zotim për të ndihmuar bluzat e bardha në Angli në luftën kundër koronavirusit e ka përfunduar misionin e tij. Tom Moore, i cili ishte zotuar të bënte 100 xhiro rreth e qark kopshtit që ka në shtëpi, në mënyrë që të mbledhite donacione për mjekët e ka mbajtur deri në fund premtimin.
Veterani i Luftës së Dytë Botërore përfundoi 100 xhirot dhe ka arritur që të mbledhë 12 milion paund të cilat janë dhuruar nga 53 njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, shkruan abcnews.al
Moore e “përfundoi” maratonën e tij ditën e sotme, dy javë përpara ditëlindjes së tij të 100-të më 30 prill. Kapiteni Tom Moore si fillim donte që të mblidhte të paktën 1,000 paund, por si duket i kaloi pritshmëritë më shumë se ç’mund të kishte imagjinuar ndonjëherë.
I pyetur si ndihej për suksesin, i moshuari u shpreh:
“Papritmas u mblodhën £50,000. TPastaj £100,000. Tani shifrat janë të pabesueshme. Tre, katër, pesë milionë. Kthej kokën për disa minuta dhe shifrat rriten. Janë kaq shumë para.”
99-vjeçari filloi të mbledhë fonde për të falënderuar stafin “e mrekullueshëm” të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit që e ndihmuan për të luftuar kancerin dhe probleme të tjera mjekësore që ka pasur. /abcnews.al/