Shkeli rregullat e izolimit në Serbi, sa rrezikon të dënohet Luka Jovic

schedule11:58 - 16 Prill, 2020

schedule 11:58 - 16 Prill, 2020

Luka Jovic ishte në qendër të vëmendjes muajin e kaluar, pasi theu rregullat e izolimit. Sulmuesi i Real Madrid kishte zbarkuar në Beograd për të festuar datëlindjen e të dashurës së tij, por sipas rregullave duhet të qëndronte për 14 ditë izoluar.

Asokohe pati deklarata të shumta, edhe të politikanëve, ndërkohë që Jovic këmbëngul se ka dalë për të blerë diçka në farmaci. Shkelja e rregullave të izolimit është e dënueshme në Serbi dhe nis me gjobë nga 1275 euro e pastaj rrezikohet edhe burgosja deri në 3 vite.

Jovic pritet të dalë para prokurorit publik dhe të marrë dënimin. Aleksandar Prijovic, një tjetër futbollist i kombëtares serbe, është dënuar për shkeljen e izolimit. Ai kishte dalë për birra me miqtë e tij dhe u dënua me 3 muaj arrest shtëpie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!