Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kukës, janë konfirmuar tre raste të tjera të reja të cilët sërish janë punonjës të spitalit në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se tre rastet e reja janë një infermiere, një ndihmës mjek dhe një sanitare kanë rezultuar pozitive me koronavirus në spitalin e Kukësit.
Dy ditë më parë është konfirmuar dhe rasti i parë me koronavirus në këtë qytet që ishte një infermiere.
Ndërkohë dje ishin 5 raste të tjera mes te cileve familjarët e rastit të parë dhe një kolege infermiere duke e çuar tashmë në 9 numrin e të infektuarve në Kukës mes të cilëve 4 janë personel mjekësor. /abcnews.al