Ylli i ri i Manchester United, Bruno Fernandes, u mendua si zëvendësuesi i Paul Pogba, por duket se dy mesfushorët do të luajnë së bashku me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Kështu ka lënë të kuptohet vetë mesfushori portugez, i cili në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, i thuri elozhe kampionit të botës.
“E njoh mirë Paul Pogban, që kur luante për Juven. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në Itali. Është shumë e vështirë të gjesh një lojtar si ai: I madh, i fortë dhe shumë teknik. Më besoni, është shumë e vështirë të gjesh një lojtar si ai”, tha Fernandes./abcnews.al
?️ @B_Fernandes8: “I know Paul from Juve, because I played against him in Italy.
“It’s difficult to find a player like him — big, strong and technical. Believe me, it’s really hard to play against him.” ?#MUFC pic.twitter.com/EBFXEFIHCr
— Manchester United (@ManUtd) April 15, 2020