Çdo fitim për bamirësi, Werder dhe Rashica bëjnë gjestin e madh

schedule19:18 - 15 Prill, 2020

schedule 19:18 - 15 Prill, 2020

Mënyra për të bërë bamirësi, ka pafund. Këtë gjë po na e tregojnë dita-ditës klubet e futbollit dhe futbollistët, të cilët edhe pse akuzohen se nuk ndihmojnë aq sa duhet me pagat e tyre të majme, pjesën e tyre po e bëjnë në këtë kohë të vështirë.

Werder Bremen, ekipi ku aktivizohet ylli shqiptar Milot Rashica, ka vënë në jetë një ide gjeniale. Klubi gjerman ka dizejnuar fanellë të reja të ekipit, me shkrimin përpara: Qëndroni në shtëpi.

Për të provomuar këto fanella, klubi i Werderit përdori imazhin e Milot Rashicës, që është ylli i skuadrës. Çdo përfitim nga shitjet e këtyre fanellave, do të shkojnë për bamirësi, për të ndihmuar në luftën kundër Koronavirusit. Të shkëlqyer!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!