Lautaro Martinez është fiksimi i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas kushton shumë, 111 milionë euro, dhe nuk është momenti për të shpenzuar shifra të tillë, të çmendura. Interi, sipas asaj që shkruajnë mediat italianë, ka kërkuar në këmbim Antoine Griezmann.
Ndoshta kështu mund të bëhet diçka, por mbetet të shihet. Te Barcelona gjithsesi nuk mendojnë vetëm për Lautaro Martinez. Ata kanë edhe një plan B dhe është Alexander Isak shënjestra e tyre. Sulmuesi (7 gola, 9 ndeshje si titullar) po spikat me Real Sociedad në La Liga dhe për tërheq vëmendjen e shumë klubeve.
Klauzola e tij nuk është e vogël, pasi kap shifrën e 70 milion eurove. Sërish shumë për Barcelonën, ndërkohë që është edhe një problem tjetër. Borusia Dortmund ka të drejtën ta riblerje sërish isak, për shumën e 30 milion eurove. /abcnews.al