Ervin Skela dëshiron të provojë veten në Gjermani si trajner. Para pak kohësh ai u shpreh se nuk e mendon që të vijë të drejtojë në Superiore, edhe për faktin që do t’i ngjitë shkallët një e nga një. Tashmë ai pritet të nisë një eksperiencë të re.
Eintracht Franfkurt, klub me të cilin vlonjate është aktivizuar si futbollist, i ka hapur dyert dhe “Weisbadener” raporton se Skela do të marrë drejtimin e 17-vjeçarëve të klubi gjerman. Kjo nuk është eksperienca e parë për ish-mesfushorin.
Ai ka drejtuar edhe Hessen U15, por Eintracht Frankfurt është nivel tjetër. Skela mendon se kjo periudhë e ndihmon atë të mësojë dhe të kuptojë se deri ku mund të arrijë në këtë profesion. Vlonjati nuk dëshiron të marrë hapa të gabuar që në fillim. /abcnews.al