OBSH: Alkooli nuk vret COVID-19 por rrit rrezikun e dhunës

schedule13:45 - 15 Prill, 2020

schedule 13:45 - 15 Prill, 2020

Konsumimi i alkoolit nuk e vret virusin COVID-19, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të martën në një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme, shkruan EuroNews.

“Frika dhe keqinformacionet kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë,” thekson OBSH.

“Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,” shton OBSH.

Në vend të kësaj, OBSH u bëri thirrje qeverive të zbatojnë masa që kufizojnë konsumin e alkoolit, veçanërisht në vendet në karantinë.

“Në kohën e bllokimit gjatë pandemisë COVID-19, konsumi i alkoolit mund të përkeqësojë shëndetin fizik, shëndetit mendor dhe të rrisë dhunën”, thekson OBSH.

Në dy javët e para të bllokimit në Francë, raportet e dhunës në familje u rritën me më shumë se 30%, zbuloi Ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Shërbimi Kombëtar i Abuzimit në Familje në Britani të Madhe ka vënë re një rritje prej 25% të thirrjeve dhe kërkesave për ndihmë si pasojë e dhunës në familje për shkak të konsumimit të alkoolit.

Sipas OBSH-së, tre milionë njerëz humbasin jetën e tyre çdo vit si pasojë e alkoolit, një e treta e të cilëve janë në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!