Mueller heton tentativën e Trump për të pushuar ministrin e Drejtësisë

schedule11:23 - 1 Mars, 2018

schedule 11:23 - 1 Mars, 2018

Prokurori special Robert Mueller po heton lidhur me tentativën e presidentit amerikan Donald Trump për të shkarkuar drejtuesin e Departamentit të Drejtësisë. Dyshohet se kjo përpjekje lidhet me ndihmën në çështjen “Russiagate”.

Hetimet e prokurorit special Robert Mueller për çështjen “Russiagate” tashmë kanë në epiqendër vetë Donald Trump. Investigimi i ekipit të tij po analizon tentativën e presidentit amerikan për të shkarkuar ministrin e drejtësisë, Jeff Sessions, verën e kaluar, pasi ky i fundit nuk ka vepruar për të bllokuar hetimet për lidhjet e ekipit të fushatës së Trump me zyrtarët rusë dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale. Kjo është bërë e ditur nga gazeta prestigjoze “Uashington Post” që citon disa burime afër hetimeve.

Akuza e mundshme ndaj Trump, në rast se do të dalin prova konkrete, do të ishte ajo e tentativës për të penguar drejtësinë. Mardhëniet me presidentit amerikan dhe Sessions janë të tensionuara që kur ministry I drejtësisë njoftoi publikisht se nuk do të merret me çështjen “Russiagate”, duke lejuar nominimin e Mueller si prokuror special.

Kohëve të fundit Trump ka rikthyer kritikat për shefin e Departamentit të Drejtësisë, të cilin e quan “z. Magoo”, në mënyrë të nënçmuar, duke përcaktuar punën e tij të turpshme. Por këtë herë, ndryshe nga zakonisht Sessions i është përgjigjur: “Vazhdoj të bëj punën time me nder dhe integritet”. Ndërkohë, ai është parë sëfundmi të darkojë në Uashington më zëdhënësin e tij Rod Rosenstein, provë e afërsisë me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në një moment në të cilin ministri po sulmohet vazhdimisht nga ana e presidentit Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!