Kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë: Si mund ta shpëtojë qeveria ekonominë?

schedule17:59 - 14 Prill, 2020

schedule 17:59 - 14 Prill, 2020

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka në një intervistë për “ABC News” ka folur për paketën financiare për të përballuar COVID-19.

Jaka u shpreh se sipërmarrja private e gjen veten me kërkesat e saj dhe nëse do të ndërhyhet pamundësohet kolapsi. Paketa financiare sipas tij është një impakt me zbutje dhe nuk është një ndërhyrje për sipërmarrjen private.

“Si rrallëherë në Shqipëri sipërmarrja e private ka qenë e unifikuar në kërkesa, janë të bashkuar në një paketë prej tetë pikash. Pamundësia në të cilën ndodhet qeveria shqiptare është evidente. Qeveria shqiptare përballet edhe me mungesën e të ardhurave.

Kërkesa dhe oferta tashmë janë globale të diktuara nga kushte të tjera. Ne kemi kërkuar të ketë një akt normativ të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Të përfshihen të gjitha sipërmarrjet që kanë një rënie të ardhurave 20% krahasuar me mesataren e muajit janar-shkurt dhe duhet të përjashtohet nga pagimi i tatimeve dhe taksave dhe sistemi fiskal deri në muajin shtator.

Dhe për ato që kanë një rënie të të ardhura  mbi 30% qeveria shqiptare krahas detyrimeve fiskale duhet të përfshijë një subvencion të pagës 50-80% të punonjësve nëse këto sipërmarrje nuk kanë larguar më shumë se 10% të punësuarve. Këto janë dy kërkesat që qeveria shqiptare duhet ti ketë parasysh. Ajo paketë që u prezantua nuk kishte lidhje më mbështetjen”, deklaroi Jaka.

Ndihma që marrin bizneset e mëdha nuk është ndihmë indirekte?

Jaka: Kjo i jepet punonjësve që janë larguar nga listat e pagesave të kompanive.

Kemi garancinë sovrane e cila duhet të jetë të paktën për tre zëra e adresuar të sipërrmarrja e madhe. Nuk duhet të jetë thjesht e orientuar në likuidimin e pagave tëq punonjësve. Kur ka rënie mbi 30% të të ardhurve qeveria duhet të subvecionojë pagat e punonjësve dhe në asnjë rast nuk duhet që interesi të kalojë 0-5%.

Gjithashtu ai theksoi se mundësia e qeverisë dhe nevojat e biznesit janë shumë larg.

“Referencë kemi të paktën paketën rajonale. Qeveria shqiptare duhet të marrë masat për një paketë të ngjashme me atë të Maqedonisë dhe të Serbisë. Në pamundësi të kësaj qeveria shqiptare duhet të ndjekë modelin grek.

Nëse ne nuk do të kemi injektim të mjeteve financiare në ekonomi do të presim konsekueca të jashtëzakonshme. Shqipëria përballet me një rrezik të jashtëzakoshëm që është rreziku i asimilimit të sipërmarrjes”, deklaroi Jaka. 

Kryeministri ka njoftuar për një hapje me pikatore të aktivitetit në vend, a ka biznese që duhet të ishin hapur?

Jaka: Nëse qeveria do të fokusohet te karantinimi i shtresave të shoqërisë që janë të rrezikur nga COVID-19 dhe nga ana tjetër të forcojë masat disiplinore dhe higjenës sanitare mund të përfitojm ë të aktën 70 % më shumë sipërmarrje të hapura. Mund të hapen edhe restorantet që plotësojnë kërkesat dhe kushtet e sigurisë. Duhet të jemi të kujdesshëm në hapjen e sipërmarrjeve pa neglizhaur elementet e sigurisë, pasi me ketë menyrë po shkatërrojmë veten.

Është nevojë emergjentë që qeveria shqiptare të përcaktojë protokollin e sigurisë për sipërmarrjet në Shqipëri, në këtë mënyrë ekonomia mund të fillojë të dalë nga paniku ku ka rënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!