Vazhdon beteja politike në Kosovë, deputetët marrin leje për pjesmarrje në seancë

schedule13:57 - 14 Prill, 2020

schedule 13:57 - 14 Prill, 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke komentuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i cili me vendimet e nënshkruara prej tij, iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seance parlamentare, tha se me këtë veprim janë duke u trajtuar njësoj qytetarët dhe deputetët. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, reagoi duke thënë se deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.

Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar masat drastike të marra të hënën në mbrëmje nga qeveria për tu përballur me pandeminë, tha se vendime të tilla nuk janë demokratike. Mustafa tha se sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk kanë qytetarë më të drejta të garantuara kushtetuese. Kryetari i LDK-së theksoi se qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar dhe nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ministritë e caktuara janë bërë vetë ligji. Deputetët, si përfaqësues të popullit, do të mund të shkojnë në Kuvend, vetëm kur ua lejon Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike”, tha Mustafa.

Duke komentuar kufizimin e lirisë së lëvizjes, Mustafa tha se është pritur që Qeveria në detyrë të segmentojë zonat e krizës dhe të rregullojë lëvizjen e qytetarëve në ato pjesë, por jo të kamuflojë gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin përmes Ministrit të Shëndetësisë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke komentuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, I cili me vendimet e nënshkruara prej tij, iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në séance parlamentare, tha se me këtë veprim janë duke u trajtuar njësoj qytetarët dhe deputetët.

Kundër masave izoluese të qeverisë reaguan edhe kryetarët e të gjithë komunave të Kosovës, të cilët thanë se asnjë prej 38 kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës nuk është konsultuar nga qeveria rreth vendimeve të së hënës në mbrëmje. Ata thanë gjithashtu se masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill, e mërkurë, janë jo-efektive për parandalimin e COVID-19 dhe kanë filluar të shkaktojnë kaos.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti paraqiti të martën masat që do të ndërmarrë qeveria në detyrë për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhen qytetarët dhe bizneset  e Kosovës. Ai tha se kjo është pako emergjente dhe synon të lehtësojë fazën emergjente. Kurti premtoi se do të bëhet një paketë e e dytë që do të analizojë në një periudhë afatgjatë se si mund të ndihmohen bizneset dhe qytetarët pas pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!