Një tragjedi ka prekur futbollin brazilian. Tiago Cortes luante si mbrojtës dhe aktivizohej me skuadrën e Guaranit. Globo Esporte raporton se 22-vjeçari ka qenë duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju.
Ai po kryente seancën e radhës të fizioterapisë, që ka qëlluar fatale për lojtarin e ri. Tiago Cortes është ndjerë keq gjatë seancës dhe ka humbur menjëherë jetën. Një lajm që i ka shokuar dhe befasuar të gjithë.
Klubi ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të trishtë. “Mendimet tona janë afër familjes, vdekja e Tiagos na ka tronditur të gjithëve”, lexohet në mesazhin e ngushëllimit të klubit brazilian. /abcnews.al