Gjendet i mbytur 54 vjeçari në Lezhë

schedule10:56 - 14 Prill, 2020

schedule 10:56 - 14 Prill, 2020

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në një kanal në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Policia bën me dije se  viktima është një 54 vjeçar me iniciale N. P., banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë i cili dyshohet se ëhstë mbytur aksidentalisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 54 vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!