Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka bërë disa ndryshime të kufizuara në radhët e kabinetit të tij, pas largimit të një prej ministrave. Sidoqoftë, Tsipras ka mbajtur të pandryshuar postin kyç të ministrit të Financave, kur vendi ndodhet 6 muaj larg daljes përfundimtare nga programi i ndihmave ndërkombëtare.
Në mediat greke thuhet se kreu i Syrizës i ka bërë ndryshimet për të përmirësuar performancën e qeverisë dhe për të rritur popullaritetin e ekzekutivit, duke sjellë fytyra të reja. Tsipras i ka dhënë zv/kryeministrit, Janis Dragasakis, dikasterin e Ekonomisë dhe Zhvillimit, te lënë bosh pas dorëheqjes së Dhimitri Papadhimitrit për shkak të një afere, ku ishte përfshirë bashkëshortja e tij./abcnews.al