Spitali “Hygeia” edhe në këtë periudhë pandemie globale gjendet në gatishmëri të plotë me stafet mjekësore në çdo department. Këtë konfirmon edhe kirurgu kardiovaskular, Dr. Bledar Hodo
“Në departamentin e kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare puna vazhdon normalisht, stafi është me kohë të plotë. Të gjitha rastet në kardiokirurgji vazhdojnë të trajtohen. Para katër ditësh kemi operuar një paciente 71 vjeçare e cila tashmë është në gjendje shumë të mirë”, tha Dr. Bledar Hodo, kirurg kardiovaskular.
Pacientja 71-vjeçare falënderon stafin e Spitalit “Hygeia” që i janë gjendur pranë.
“U ndjeva keq, më dërguan këtu dhe më bënë operim. Stafi këtu ishte i gatshëm, si infermierët ashtu edhe doktorët”, theksoi pacientja Sabire Qalliaj.
Po në Hygeia puna vijon në gatishmëri të plotë edhe në departamentin e obstetri-gjinekologjisë, sipas Dr. Enriketa Kroi.
“Nuk kemi pushuar asnjë moment, kemi punuar normalisht. Është e kuptueshme që nuk kemi bërë vizitat rutinë të cilat mund të presin, por me pjesën tjetër kemi vijuar punën normalisht. Të gjithë pacientët në spitalin tonë i kanë gjetur shërbimet njësoj si në një gjendje normale”, tha Enriketa Kroi, mjeke obsteter-gjinekologe “Hygeia”.
Edhe kjo 27-vjeçare tregon pse zgjodhi Spitalin Hygeia për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
“Zgjodha spitalin Hygeia sepse mendova se ishte spitali më i mirë në Tiranë dhe në Shqipëri”, u shpreh nëna 27-vjeçare.
Drejtori mjekësor pranë Spitalit Hygeia, Dr. Leonard Solis shprehet se ky spital pret çdo pacient që ka nevojë për shërbim në çdo moment dhe merr zgjidhje nga stafi që punon me kapacitet të plotë.
“Jemi në funksion të koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë, bëjmë deklarime për të gjitha gjetjet që ne kemi. Jemi në funskion të plotë për të gjitha rastet që nuk kanë lidhje me COVID”, tha Dr. Leonard Solis, drejtor mjekësor “Hygeia./abcnews.al