Policia njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka penalizuar me gjobë 253 qytetarë për shkelje të masave të ndalim qarkullimit. Mes tyre është edhe një banor nga Lushnja i karantinuar në një hotel në Korçë.
Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet O.A nuk ju bind urdhërit të policisë për të qëndruar në regjim karantine dy javore. I ardhur nga Greqia dhe i vendosur në karantinë, shtetasi nga Lushnja ka lënë hotelin për arsye ende të paqarta.
Policia bën me dije se e ka penalizuar me masë administrative. Kujtojmë se në 3 hotele të qytetit të Korçës janë vendosur me regjim karantine mbi 80 shtetas shqiptarë të ardhur nga Greqia, por një pjesë e tyre e kanë kundërshtuar këtë detyrim duke nxjerrë si shkak pagesën e hotelit. /abcnews.al