Isa ​Mustafa: Nuk ka asnjë lëvizje për koalicion, pa e bërë Vetëvendosja këtë gjë

schedule14:14 - 13 Prill, 2020

schedule 14:14 - 13 Prill, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ka kërkuar pajtimin e Këshillit të Përgjithshëm për formimin e një koalicioni me AAK-në, Nisma-AKR dhe komunitetet jo shumicë.

Në një deklaratë për mediat Mustafa është shprehur se nuk do të negociojnë për konkretizimin e këtij koalicioni, pa u shterë të gjitha rrugët kushtetuese që Lëvizja Vetëvendosje të marrë mandatin si parti e parë.

“Kam kërkuar pajtimin ne parim te Këshillit te Përgjithshëm. Nuk do të bisedoj për konkretizim te koalicionit me asnjë nga subjektet AAK, Nisma, AKR, partitë e komuniteteve jo shumicë, pa u shterë të gjitha rrugët kushtetuese për ta marrë mandatin VV-së, si parti e parë, fituese relative e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje përkundër dy letrave të presidentit, Hashim Thaçi ku i kërkon mandatarin për kryeministër, ende nuk i ka dërguar mandatarin për shef të ekzekutivit. Edhe pse janë shprehur se në momentin e caktuar do t’i përgjigjen letrave të të parit të shtetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!