“Brand Albania”, Klosi: Nxitje e produktit vendas

schedule15:38 - 28 Shkurt, 2018

schedule 15:38 - 28 Shkurt, 2018

Nismat e 100 fshatrave dhe ajo e agroturizmit kanë në themel mbrojtjen dhe nxitjen e produktit vendas, si marka unikale të zhvillimit turistik në vend. Deklarata vjen nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë prezantimit të Projektit “Brand Albania”. Ky projekt sipas Klosit është një përpjekje konkrete e të gjitha institucioneve dhe partnerëve për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik të diversifikuar dhe permanent. Për këtë është mjaft e nevojshme tha ministri që në polet e zhvillimit të turizmit të tregtohen dhe ofrohen produkte autentike shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!