Në Elbasan policia ka proceduar penalisht një person, pasi vijonte të mbante hapur lokalin “Bar-Kafe”.
Policia bën me dije se është proceduar shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.
Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”. /abcnews.al