Rusia njoftoi të hënën 2,558 raste të reja me koronavirus, një rritje rekord ditore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të saj kombëtar në 18,328.
Qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus të Rusisë tha se 148 persona të diagnostikuar me virusin kanë vdekur deri më tani, një rritje gjatë natës prej 18 personash.
Autoritetet e Moskës po krijojnë një sistem lejesh dixhitale për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve pasi koronavirusi po përhapet me shpejtësi.
Një faqe në internet për të aplikuar për lejet ka qënë në funksion që të hënën për njerëzit që udhëtonin me makinë ose transport publik.
Sistemi i lejeve, i cili do të funksionojë nga e mërkura, mund të zgjerohet për të monitoruar njerëzit që shkojnë jashtë edhe brenda lagjes së tyre lokale, nëse është e nevojshme, thanë autoritetet.
Autoritetet e qytetit kishin planifikuar të caktonin kode të skanueshme për të kontrolluar nëse njerëzit i përmbaheshin rregullave të rrepta të izolimit, por kjo shkaktoi polemika të madhe.
Njerëzit do të duhej të aplikonin për një kod QR( indentifikimi) nga zyrtarët në internet sa herë që të donin të dilnin nga shtëpitë e tyre./abcnews.al