Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Berisha do humbë thellë në zgjedhjet vendore”/ Balliu: E ka kthyer PD në dyqan, duhet opozitë e re

schedule23:36 - 18 Gusht, 2026

schedule 23:36 - 18 Gusht, 2026

Ish anëtarja e PD, Alesia Balliu thotë se kryedemokrati Sali Berisha do regjistrojë humbje edhe më të thellë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se shqiptarët do e refuzojnë opozitën e shitur të Sali Berishës.

Balloi shtoi se vendi ka nevojë për opozitë të re, që ta mundë me votë kryeministrin Edi Rama.



“Sali Berisha është minorancë dhe në zgjedhjet e bashkive do jetë edhe më i humbur. Shqiptarët do e refuzojnë këtë opozitë të shitur e më pas do përballen me Ramën. Të thuash ripërtëritje me Flamur Nokën, me persona që kanë humbur, kjo ishte ripozicionim i oborrit të besnikëve të Sali Berishës. E ka kthyer PD në dyqan. Kjo opozitë, vetëm opozitë nuk është. Duhet t’i mblidhte ajo njerëzit në protestë. Ajo parti, sa kohë ka Berishën, ka një program, si ta ruajë dyqanin për interesat e tij, për të ruajtur pasuritë e tij. Nuk është objektivi i tij fitorja. Kjo protestë e ka shuar Sali Berishën. Vendi ka nevojë për opozitë të re, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për dikë që e mund Ramën me votë. Këtë prodhon Sali Berisha sot, mungesën e alternativës”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!