Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, ka rrëfyer një prapaskenë për Neymar. Në takimin e Champions League mes kampionëve të Francës dhe verdhezinjve gjermanë, pati provokime nga Haaland pas ndeshjes së parë, ndërsa Neymar, u përgjigj më së miri në Paris.
“Neymar i pëlqen këto gjëra. Ai nuk është thjesht një futboll, por është një luftëtar. Ccdo gjë, e merr me rivalitet maksimal dhe nuk ngurron t’i përgjigjet provokimeve.
Pasi shënoi golin e parë, i thashë: T’i lëmë këto gjëra, të fokusohemi te ndeshja. Ai më tha: Rikthehu në pozicionin tënd dhe fito ccdo top. Ende nuk kam mbaruar punë”. PSG ia doli të fitojë 2-0 dhe të eliminojë Borussia Dortmundin, me Neymar që shënoi si në Gjermani, ashtu dhe në Paris./abcnews.al

