Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lautaro te Barcelona, deklarata e fundit e agjentit të tij tregon shumë

schedule21:20 - 12 Prill, 2020

schedule 21:20 - 12 Prill, 2020

Lautaro Martinez duket i destinuar për të luajtur te Barcelona. Sulmuesi argjentinas nuk ka rinovuar kontratën me Interin dhe me shumë gjasa, do të lëvizë këtë verë.

Agjenti i tij, Sergio Zarate, ka qenë shumë aktiv në media, duke treguar vazhdimisht se ccfarë do të ndodhë me klientin e tij. Sot, Zarate ka folur për FoxSports, aty ku pranoi se është një mundësi tepër reale që Lautaro të transferohet në Camp Nou.

“Ekziston një mundësi tepër reale që Lautaro të transferohet te Barcelona”, u shpreh Zarate. “Të shohim si do të jetë merkato, kur do të fillojë, por të jem i sinqertë, ai mund të transferohet në Katalonjë që në muajt e parë të verës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!