Koronavirusi ëhstë kthyer në mankthin e shumë vendeve në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 108,837 persona në të gjithë botën ndërsa numri i të infektuarve është mbi 1.7 milionë qytetarë.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Deri më tani 396,693 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë që kanë numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve me Covid 19. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën mbi 20 mijë duke u ndjekur më pas nga Italia dhe Spanja.
Italia deri më tani ka 19,468 viktima ndërkohë 16,353 persona kanë vdekur në Spanjë. /abcnews.al