“Russiagate”/Trump s’ka kërkuar luftimin e ndërhyrjeve të huaja

schedule12:35 - 28 Shkurt, 2018

schedule 12:35 - 28 Shkurt, 2018

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në SHBA, Mike Rogers, ka konfirmuar në një dëgjesë në Senat se nuk po bëhet mjaftueshëm për të luftuar tentativat e Moskës për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të mesmandatit që zhvillohen këtë vit. Ai nënvizoi se nuk ka marrë udhëzime nga presidenti Donald Trump apo shefi i Pentagonit James Mattis. Menjëherë për këtë ka ardhur edhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë që nënvizon se Trump është më i ashpër me Rusisë se sa ishte Obama.

“Ne po ekzaminojmë mënyra ndryshe për të luftuar ndërhyrjen ruse”. Kështu u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sandërs. “Ky president, siç ju kam thënë javën e kaluar, është shumë më i ashpër me Rusinë se sa paraardhësit e tij. Mos harroni çfarë ndodhi me Obamën. Ajo nuk ka ndodhur me presidentin Trump”, nënvizo zëdhënsja duke iu referuar sulmit kibernetik rus gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016.

Ndërkohë, pjestarët e ekipit të prokurorit special Robert Mueller po hetojnë aktivitetin e Trump në Rusi përpara fushatës presidenciale të 2016, ndërsa republikani po vlerësonte idenë e kandidimit. Kjo është konfirmuar nga CNN që citon 3 burime pranë hetimeve. Dëshmitarë të ndryshëm janë dëgjuar lidhur me kohën e vendimit të manjatit për kandidaturën. Hetuesit po përpiqen të mësojnë nëse Rusia ka ndikuar në vendimin e Trump për shkak të aktivitetit të biznesit të tij në Moskë.

Sa I përket çështjes “Russiagate”, drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks ka refuzuar t’iu përgjigjet disa pyetjeve në dëshminë e saj para komisionit të inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo është konfirmuar nga anëtarë të kongresit, republikanë dhe demokratë. Duke qëndruar tek ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presideciale amerikane, këshilltari I Trump dhe njëherësh dhëndri i tij, Jared Kushner ka humbur qasjen në dosirët “top secret” të administratës. Kjo lidhet me përfshirjen e tij në hetimet për “Russiagate”. Gjithashtu media amerikane Uashington Post thotë se përfaqësuesti e të paktën 4 shteteve mes të cilëve, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Izraeli dhe Meksika, kanë biseduar në mënyrë private mënyra të mundshme për manipoluar Jared Kushner. Sipas raportimeve, këto vende do të përdornin eksperiencën e pakët të dhëndrit të Trump në politikën e jashtëme dhe do të përfitonin nga vështirësite e tij ekonomike lidhur me bizneset që menaxhon./abcnews.al