Jose Mourinho i ka lënë pas problemet që i erdhën për shkak se theu rregullat e karantinës, duke u stërvitur në fushë së bashku me ekipin e tij. Tashmë, strategu portugez ka kthyer sytë nga merkato, ku synon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
“Special One” është besnik i kampionatit portugez të futbollit dhe pasi siguroi firmën e Geldson Fernandes nga Benfica, synon një tjetër lojtar të “Shqiponjave”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Alejandro “Alex” Grimaldo. 24 vjeçari spanjoll është shpallur disa herë në formacionin më të mirë të sezonit në Portugali dhe ka tërhequr interes nga disa skuadra të njohura. Në Transfermarkt, kartoni i tij vlerësohet plot 28 milion euro./abcnews.al