I ftuar në “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha foli në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Gjatë diskutimit, Berisha është pyetur nëse do t’i bashkohej trupës së mjekëve për të luftuar kundër Covid-19. Ndërkohë, që Berisha është shprehur se nuk i ka shkuar kurrë në mendje një gjë e tillë, pasi ka 30 vite që nuk e ushtron më si profesion.
“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, tha Berisha.