Edhe këta persona do të vetëkarantinohen për 14 ditë. Disa nga ta kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Burime për Abc News pranë Drejtorisë së shëndetit publik të Korçës konfirmojnë se atyre ju është marrë tampon për tu kryer verifikimet e nevojshme nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi.
Duke qënë se ky hotel nuk ka më vende autoritetet kanë bërë gatit dhe një tjetër. 6 prej tyre kanë përfunduar procedurat në orët e pasdites në pikën doganore dhe janë akomoduar në hotelin tjetër që ndodhet pranë zonën e unazës së qytetit të Korçës. Si të tjerët do të qëndrojnë të izoluar nën monitorimin e policisë./abcnews.al