Gjesti i bukur i Milanit, kuqezinjtë solidarizohen me tifozët e vjetër

schedule17:54 - 10 Prill, 2020

schedule 17:54 - 10 Prill, 2020

Klubi i Milanit ka marrë një nismë të bukur në këtë situatë të vështirë. Kuqezinjtë janë ndër klubet më të dashura në planet, edhe pse kanë vite që po vuajnë. Gjendja në Itali vazhdon të jetë kritike, karantina vazhdon dhe shumë njerëz po humbasin jetën.

Drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur të ndihmojnë tifozët e vjetër. Të gjithë atyre që janë mbi 65 vjeç dhe kanë blerë abone për këtë sezon, do t’u dhurohen ushqime falas dhe pajisje mjekësore, si maska fytyre.

Këtë të premte nisi dorëzimi i 2 mijë kutive të para për tifozët mbi 65-vjeç, të cilëve do u dërgohen ndihmat në shtëpitë e tyre. Një solidarizim të kësaj forme ka kryer edhe klubi i Romës, teksa lojtarët e Bolonjës ka telefonuar disa prej tifozëve për të biseduar dhe ndarë me ta disa momente të bukura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!