Data 3 gusht, afati i fundit i rifillimit? Armando Duka përgjigjet

schedule17:35 - 10 Prill, 2020

schedule 17:35 - 10 Prill, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, foli edhe për rifillimin e sezonit para datës 3 gusht. Në Fan Zone në Supersport, kreu i Federatës u shpreh: “Nëse brenda 3 gushtit nuk ka futboll, a vendoset në tavolinë? Kjo është gjëja e fundit. Synimi është të mbarojmë kampionatet të gjitha shtetet, në fund të korrikut. Kjo për shkak se duhet programuar ndeshjet e kombëtares, kupat e Europës.

Normalisht jemi të detyruar të vendosim po nuk filloi deri më 3 gusht. Federatat janë të lira të marrim një vendim. Uroj ta luajmë dhe të përfundojmë. Nuk do jetë kampionat si gjithë të tjerët. U ndërpre disa muaj, lojtarët sado të mundohen të ruajnë formën, nuk mund të kenë të njëjtin rendiment apo nivel gare”.

“Sindikata? Bëjmë detyrën, nuk ftohemi as ngrohemi me asnjë. Andi Lila është një futbollist shumë i mirë, që ka dhënë shumë kontribut në fushën e lojës. E kam xhan si njeri. Si sindikatë, duhet të shihen rregullat. Duhet parë nëse ajo kontratë e përbashkët duhet, ose jo. Sindikata vjen si pasojë e nevojave për t’u përfaqësuar në vendimmarrje. Normal duhet të ketë. Edhe pa pasur sindikatë, jemi munduar të marrim mendimin e tyre”.

“Do të rikthehemi të luajmë në bazë të udhëzimeve të autoriteteve. Do i përshtatemi vendimeve të udhëzimeve të qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Nëse nesër përfundon karantina, atëherë do të nisë kampionati. Ka liberalizim javën e ardhshme, por jo grumbullim njerëzish. Futbolli mund të jetë i fundit që mund të hapet.

“Kampionati pa tifozë? Nëse do kemi mundësi, ua paguajmë të gjitha. Por buxheti ynë nuk është sa gjysma e buxhetit të klubeve. Nëse do lejohet grumbullimi i tifozëve, do luajmë me ta. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe po ndjekim situatën. Duhet edhe kohë që skuadrat të përgatiten për rifillimin e kampionatin”

“Riza? Normal njeriu duhet të ketë frikë. Sa kohë ekzistojnë këto gjërat negative, duhet të ruhemi. Si themi në futboll, ta respektojmë kundërshtarin. Kam qenë i shqetësuar për të dhe të tjerët. Nga dita që doli pozitiv e mbyllëm federatën dhe fatmirësisht nuk pati përhapje”.

“Deklarata e Panuccit? E kam lexuar atë që thotë. Nuk është e vërtetë që villte vrer, normal kishte kritika. Mendon që kishte bërë punë të mirë, apo një për pozicionin. Lajmi negativ ishte që thotë që lojtarët shqiptarë nuk duan të luajnë me kombëtaren. Është e kundërta, ata mërziten kur nuk grumbullohen. Kishte disa gjera që nuk shkuan mirë, ishte një lloj autokritike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!