Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi është shprehur optimistë dhe ka dhënë një afat se kur mund të jetë fundi i gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi.
Në një konferëncë për medit kreu i shtetit serb është shprehu se shpreson se mbyllja e kësaj gjendje të jetë
në fund të prillit.
Ai gjendet në Nish duke vizituar një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi në Serbi.
Por, është i sigurt se në fund do të dalin fitues.
“Kam ardhur që kryetarit t’i them se shteti është me ju”, deklaroi Vuçiç. Me ardhjet e reja, Serbia ka arritur që të sigurojë 29 respiratorë në Nish.
“Shpresoj që gjendjen e jashtëzakonshme do ta heqim në fund të muajit, mezi pres”, shtoi ai.
Ndërkohë deri më tani në Serbi janë shënuar 71 viktima nga Covid 19 dhe mbi 3000 të infektuar./abcnews.al