Maqedoni/ Të mërkurën “Ferri i bardhë”

schedule22:38 - 27 Shkurt, 2018

schedule 22:38 - 27 Shkurt, 2018

E mërkura pritet të jetë dita kur i ftohti siberian në Maqedoni të arrijë pikun. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes me lëvizjet, ndonëse, siç kanë deklaruar, akset kryesore rrugore janë të pastruara.

Autoritetet në Maqedoni kanë paralajmëruar të mërkurën si ditën me temperaturat më të ulëta në vend e rrjedhimisht reshjet e dëborës pritet të jenë më të dendura. Sa i takon së martës, deri në orët e pasdites autoritetet lokale kanë deklaruar se rrugët kryesore të vendit kanë qenë të pastruara nga dëbora, ndërkohë që të mbuluara kanë mbetur ato dytësore, që kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se gjendja e personave të lënduar për shkak të ngricave ka nisur të stabilizohet. Në shkallë vendi janë regjistruar që prej së hënës 13 aksidente rrugore, 3 prej të cilave me lëndime serioze dhe 10 me të lehta. Burime meteorologjike të cituara nga mediat maqedonase kanë deklaruar se rritja e temperaturave do të vijë vetëm në fundjavë, kur do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!